20 ushtarë amerikanë nisin misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë

Rreth 20 ushtarë amerikanë i janë bashkuar së fundmi misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë – KFOR

Foto nga Ambasada amerikane në Prishtinë.

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar se rreth 20 ushtarë amerikanë nga Kompania e Policisë Ushtarake 186, pjesë e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Iowa-s, i janë bashkuar së fundmi misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, i njohur si KFOR.

Familjarë, miq, dhe drejtues shtetërorë dhe lokalë kanë organizuar një ngjarje lamtumirëse për të përshëndetur dhe inkurajuar ushtarët para se ata të nisen drejt detyrës në Kosovë.

“Familja dhe miqtë së bashku me drejtues lokalë dhe shtetërorë u mblodhën gjatë ditës për t’i dhënë lamtumirën rreth 20 ushtarëve nga Kompania e Policisë Ushtarake 186, të cilët janë duke u vendosur në Kosovë”.

“Ata do të ofrojnë mbështetje në ligj dhe rend për forcat e SHBA-së dhe NATO-s në operacionin e vazhdueshëm paqeruajtës ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin për media.

Forcat amerikane, pjesë e KFOR, shënojnë praninë më të madhe ushtarake, krahasuar me vendet tjera pjesëmarrëse, duke kontribuuar me një numër të konsiderueshëm të ushtarëve në mbështetje të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

KFOR aktualisht ka mbi 3 mijë trupa nga 28 vende të botës dhe ushtarët amerikanë janë të përkushtuar për të siguruar një mjedis të qetë dhe të qëndrueshëm në rajon.

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika