22 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 22 të infektuar nga COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes.

Numri i të infektuarve vjen nga 888 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 20 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsej 499.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 135 persona kundër Coronavirusit.

Publikimi zyrtar në Facebook nga Ministria e Shëndetësisë

Ndërkaq, 901 mijë e 984 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 821 mijë e 331.

Janë 1 milion e 824 mijë e 287 doza të administruara në total.

Po ashtu, një ditë më parë 14 prill në Kosovë janë shënuar 14 persona pozitiv me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika