Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri gjatë një kontrolli rutinë në Mitrovicë të Jugut.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të dielën pasdite, më 15 shkurt 2026, në rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini”, ku Njësia për Reagim të Shpejtë ka ndaluar dhe kontrolluar një veturë në një pikë kontrolli.
Gjatë kontrollit, te pasagjeri i veturës është gjetur një armë e llojit pistoletë me pesë fishekë.
Arma është konfiskuar në cilësi të provës materiale.
I dyshuari, 23 vjeç, është arrestuar dhe intervistuar nga organet e rendit. Me urdhër të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.