23 vjet pas luftës, Haxhiu thotë se Kuvendi miratoi një projektligj me peshë të madhe për Kosovën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas miratimit në lexim të parë të Projektligjit për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë është shprehur se "Nëse jo për diçka tjetër, përballë krimeve të Serbisë në Kosovë do të duhej të ishim të unifikuar"

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas miratimit me lexim të parë të Projektligjit për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovës ka thënë se Kuvendi ka votuar një projektligj me peshë të madhe për historinë e Kosovës, 23 vjet pas përfundimit të luftës.

“Nëse jo për diçka tjetër, përballë krimeve të Serbisë në Kosovë do të duhej të ishim të unifikuar”, ka thënë Haxhiu në Facebook.

Haxhiu ka thënë se “Një grup opozitar që thirren në emër të luftës, sot e patën mundësinë të përmirësojnë sadopak gabimet e tyre në të kaluarën. Në vend të rreshtimit në përkrahje të projektligjit nuk e mbështetën atë!”.

Gjatë seancës së plenare të së premtes së shtatë tetorit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë.
Projektligji për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës është miratuar me 58 vota për, ka marrë mbështetjen në lexim të parë.

Ndërsa, katër deputetë kanë votuar kundër miratimit të këtij Projektligji, ka njoftuar nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika