25 raste të reja me COVID-19

307 persona mbeten aktivë me COVID-19 ndërsa përgjatë 24-orëve të fundit, janë shënuar 25 raste të reja. Ndërkaq, janë vaksinuar 24 persona

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 311 testime në total, kanë rezultuar 25 raste të reja me COVID-19 janë raportuar përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 janë shëruar 67 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje.

Raste aktive mbeten 307 persona ndërsa brenda 24-orëve të fundit janë vaksinuar 24 persona.

Që nga fillimi i vaksinimit, në Kosovë, janë administruar 1 milion e 835 mijë e 791  doza të vaksinës.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 207 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 583 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 060 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 749 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika