28 Nëntori – ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari

Në ditëlindjen e 68-të, përkujtojmë dhe nderojmë jetën dhe trashëgiminë e komandantit legjendar Adem Jashari, një simbol i pashuar i lirisë dhe luftës së pavarësisë në historinë e Kosovës

Heroi legjendar Adem Jashari

Sot, më 28 nëntor, shënojmë ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, një figurë e shquar e Luftës së Pavarësisë në Kosovë. Nëse ai do të ishte gjallë, do të kishte mbushur 68 vjet. Adem Jashari, i lindur në Prekaz të Skenderajt më 1955, ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit dhe mbaroi shkollën e mesme teknike në Skenderaj.

Përkundër shuarjes së të gjitha institucioneve të Kosovës në vitin 1990, Adem Jashari u organizua në aspektin ushtarak përmes LPK-së. Duke filluar me vitin 1991, ai dhe një grup veprimtarësh shqiptarë shkuan në Shqipëri për t’i kryer ushtrimet dhe stërvitjen e duhur ushtarake për luftën e armatosur.

Historia e heroit tonë shpërtheu në vitin 1997, me sulmin e UÇK-së në 12 stacionet policore.

Nga aksionet e armatosura kundër forcave policore që kryente UÇK-ja, pas shtimit të dhunës sistematike të forcave serbe nëpër Kosovë, kalohet në një fazë tjetër të ndeshjes së drejtpërdrejtë me forcat serbe, pra në beteja, në fundin e nëntorit 1997, kur në Rezallë të Re luftohet me forcat e shumta të policisë serbe.

Në këtë betejë i ndërpritet rruga kolonës së armatosur rëndë të forcave serbe, që kishin mësyrë një sulm në fshatin Vojnik, ku një ditë më parë, patrullat e maskuara të policisë serbe ishin gjuajtur me armë zjarri njërin prej luftëtarëve të hershëm të UÇK-së, Abedin Rexha – Sandokani.

Në këtë betejë printe Adem Jashari dhe luftëtarë të tjerë si Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Ilaz Kodra, Ilaz Dërguti etj.

Kjo është beteja e parë dhe fitorja e njësitit të UÇK-së.

Beteja në Prekaz më 1998, ku Jasharët treguan guxim dhe rezistencë heroike për tre ditë, shënon një epokë në historinë e Kosovës. Pas një sulmi masiv të policisë serbe, Adem Jashari dhe familja e tij mbrojtën vendin me lavdi.

Policia serbe kishte shënjuar që moti shtëpinë e Jasharëve.

Më 5 mars 1998, në orët e hershme, forca të mëdha të policisë serbe kishin mësyrë Prekazin.

Një pikë zjarri, e stacionuar që herët në lokacionin e fabrikës së municionit, që ishte në afërsi të shtëpisë së Jasharëve, ishte përforcuar me mjete të rënda artilerike.

Përforcimet e forcave serbe kishin ardhur edhe nga drejtimi i Klinës, Mitrovicës dhe Gllogovcit. Sulmi mbi Jasharët nis rreth orës gjashtë të mëngjesit dhe qëndresa heroike e tyre zgjati tri ditë: më 5, 6 dhe 7 mars 1998.

Kjo luftë heroike njihet si “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”

Ademi Legjendar ra dëshmor më 7 mars të 1998-tës, bashkë me të edhe 58 anëtarë të tjerë të familjes, pasi rezistencës përballë 7 deri në 8 mijë trupave të ushtrisë serbe.

Adem Jashari u nderua me titullin “Hero i Kosovës” nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu.

Figura e tij dhe sakrificat për lirinë janë vlerësuar nga personalitete të rëndësishme, duke përfshirë administratorin e parë ndërkombëtar të Kosovës, Bernar Kushner, i cili ka thënë se nëse do të kishte Çmim Nobel për sakrificë për liri, ai do t’i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika