30 ditë paraburgim për reperin Fero

Para disa ditëve qarkulloi një video në rrjetet sociale ku reperi i njohur nga qyteti i Gjilanit, Feronit Shabani (Fero) shihej të ushtronte dhunë ndaj një personi në veturë. Gjykata e Gjilanit i ka shqiptuar masën prej 30 ditësh paraburgim

Reperi Fero

Disa ditë më parë qarkullonte një video në rrjetet sociale, ku reperi Fero po ushtronte dhunë ndaj një pasagjeri në makinë, në qytetin e Gjilanit.

Gjykata e Gjilanit i ka shqiptuar masën prej 30 ditësh paraburgim.

Gjykata ka bërë të ditur se i dëmtuari ishte duke dëgjuar muzikë në makinën e brendit Golf 6 me ngjyrë të bardhë, ku po qëndronte i ulur si pasagjer dhe në ato momente u sulmua nga Fero.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.07.2022 rreth orës 17:00, në Rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në rrugë dhe vend publik, i pandehuri pas një mosmarrëveshje të rastit me të dëmtuarin E. E.” Shkruhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Reperi dyshohet se ka kryer veprën penale, sulmi e cila është vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme në këtë fazë të procedurës penale.

I dyshuari e ka goditur të dëmtuarin me grushte dhe shkelma disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, deri sa disa persona të tjerë kanë ndërhyrë që ta largojnë të pandehurin.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika