Një person ka vdekur pas një aksidenti trafiku në rrugën “Wesli Clark” në Prizren, të mërkurën rreth orës 19:12.
Viktima është I.O., rreth 34 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal të Prizrenit pa shenja jete.
Sipas Policisë, dyshohet se I.O. është goditur nga një veturë me targa vendore, e drejtuar nga D.D., mashkull rreth 24 vjeç.
Lajmin për Dukagjinin, e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
Njësitet policore dhe hetuesit e aksidenteve të trafikut kanë kryer kontrollin në vendin e ngjarjes.
Prokurori kujdestar ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në IML për autopsi, ndërsa shoferi është ndaluar për 48 orë.