40 për qind e territoreve të pushtuara në Ukrainë janë çliruar gjatë vitit të kaluar

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Valery Zaluzhny ka treguar se 40 për qind e territoreve të pushtuara në Ukrainë pas 24 shkurtit janë çliruar gjatë vitit të kaluar

Pamje gjatë luftës në Ukrainë

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Valery Zaluzhny ka thënë se 40 për qind e territoreve të pushtuara pas 24 shkurtit janë çliruar gjatë vitit të kaluar.

“Forcat e Armatosura çliruan 40 për qind të territoreve të pushtuara gjatë pushtimit në shkallë të plotë dhe 28 për qind të të gjitha territoreve të pushtuara nga Rusia që nga viti 2014″, ka raportuar ai në një postim përmbledhës të vitit 2022 në Telegram.

Gjenerali Zaluzhny ka thënë se vija aktuale e frontit është 1500 km e gjatë dhe sipas tij,  Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë kaluar trajnime ushtarake në territorin e 17 vendeve evropiane.

“Falë partnerëve ndërkombëtarë u bë i mundur trajnimi i më shumë se 20,000 ushtarëve,” ka shtuar ai.

Tutja ai është shprehur se në vitin 2022, më shumë se 600 mijë njerëz janë evakuuar nga zonat e armiqësive dhe më shumë se 2 milion ton mallra humanitare janë sjellur, raporton CNN.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika