42-vjetori i rënies së Nebih dhe Tahir Mehës

Më 13 maj të vitit 1981, Nebih dhe Tahir Meha u rrethuan në kullën e tyre në Prekaz nga njësi të shumta policore jugosllave. Të dy ranë heroikisht atë ditë pas rezistencës që zgjati gjithë ditën

Të shtunën e 13 majit shënohet 42-vjetori i rënies së Nebih dhe Tahir Mehës. Atëherë kur policia dhe ushtria jugosllave kishte shkuar t’i arrestonte, që të dy i ishin kundërpërgjigjur me armë nga kulla e tyre në Prekaz

Mëngjesin e kësaj date të vitit 1981, forca të mëdha policore dhe ushtarake kishin rrethuar kullën e Nebih dhe Tahir Mehës, të cilëve u kishin kërkuar që të dorëzoheshin, por në vend të dorëzimit, ata u ishin përgjigjur me të shtëna të pushkëve, ku luftimet kishin zgjatur për tërë ditën, deri në orët e mbrëmjes.

Që të dy ranë heroikisht atë ditë, transmeton KP.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika