5 raste të dhunës në 24-orët e fundit në Kosovë

Rastet e dhunës në Kosovë vazhdojnë të rriten. Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës ka dhënë detaje për pesë rastet e dhunës në 24-orët e fundit, të cilat vazhdojnë të jenë akoma nën hetim

Emblema e Policisë së Kosovës

Pesë raste të dhunës janë raportuar përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, dy prej tyre në Prishtinë, një në Podujevë, një në Ferizaj dhe një në Prizren.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare me të cilën po bashkëjetonte. Ajo ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njëherësh edhe sulmuesi pasi ai ka pretenduar se është sulmuar nga viktima. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Prishtinë.

Ndërkaq, të njëjtën ditë dhe në të njëjtin qytet, ankuesja femër kosovare ka informuar se përmes telefonit është kanosur nga burri i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar.

Të shtunën në Podujevë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ai ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri AK-47 me 14 fishek.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të së shtunës në Ferizaj, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka sulmuar fizikisht babain e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Prizren, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të gjitha rastet e lartcekura janë nën hetim, bën të ditur Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika