50 mijë qytetarë në pritje të pasaportës, rikthehet furnizimi

Pas më shumë se 4 muajve pritje, qytetarët e Kosovës tashmë do mund të pajisen me pasaporta. Në pritje janë mbi 50 mijë qytetarë që tashmë kanë aplikuar. Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit në ARC, tashmë janë furnizuar me material dhe se situata të tilla, nuk pritet të përsëriten

Mbi 50 mijë qytetarë kanë aplikuar për tu pajisur me pasportë, që nga fundi i shtatorit e deri më tash.

Ata nuk kanë arritur të marrin dokumentin e tyre, për shkak të mungesës së materialit.

E pritja për ta marrë pasaportën, varësisht nga koha kur kanë aplikuar, për disa do të mund të zgjasë deri në muajin mars,

Por, sipas ushtruesit te detyrës se drejtorit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, prodhimi i pasaportave për të gjithë ata që kanë aplikuar do mund të marr kohe deri ne muajin mars.

Blerim Camaj, u.d i drejtorit të ARC-së ka thënë se “Që në javën tjetër do të fillojmë me prodhimin e dokumenrteve që janë në pritje, do fillojmë nga muaji shtator për prodhimine  dokumentave, tërë muajin shkurt na duhet të prodhojmë dokumente për qytetarët që janë duke pritur, na duhet një kohë deri nëmuajin mars që të bijmë situatën normale”.

Ushtruesi i detyrës se drejtorit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, Blerim Camaj, thotë se tashmë janë furnizuar mjaftueshëm me material dhe nuk beson qe do mund të përballen me me situata të ngjashme si në muaj e kaluar.

Camaj ka shtuar se “Ne jemi furnizuar për 305 që është kontrata e vitit të kaluar, në muajin mars fillojmë furnizimin mekontratën që e kemi bërë me negocim, dhe me atë do furnizohemi për një vit, derisa të gjejmë një tjetër kontraktues për tui furnizuar më gjatë”.

Me tu njoftuar nga mediat se është rikthyer furnizimi me material për pasaporta, qytetarët ia mësynë gjatë së premtes, qendrës së Regjistrimit Civil në Prishtinë. Ata thonë se i janë gëzuar, për shkak se kjo situatë, u ka shkaktuar telashe të shumta.

Bekir Bylykemir, qytetar ka thënë se “Kam aplikuar më kanë thënë në fund të muajit do bëhet, jam duke u përgaditur për Gjermani me shku, se për këtë pata problem, për shkak të pasaportës së vjetër”.

Isa Kabashi, qytetar ka thënë se “Me nxjerr një pasaportë për mbesën, duhet dokumentet me i kompletu për të hënën dhe besoj që do bëhet dicka pastaj”.

Për prodhimin e pasaportave, letërnjoftimeve dhe lejeve të vozitjes, tash e katër muaj ka pasur mungesë të materialit prodhues.

Per shkak të mungesës se materialit, javë me parë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, iu drejtua shtetit të Gjermanisë që të lejojë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë edhe me pasaportë të skaduar.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika