Durmishi: Disa rrugë janë bllokuar si pasojë e shiut dhe borës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë me dije se reshjet e fundit të shiut dhe borës kanë shkaktuar probleme në disa rrugë të Kosovës.

Siç bën të ditur ai, në rrugën Prishtinë–Ferizaj ka grumbullim të ujit për shkak të “kyçjeve ilegale në kanalet atmosferike”, për çka qarkullimi është bllokuar.

Mes tjerash, Durmishi ka njoftuar se ekipet janë në terren duke punuar në shkarkimin e ujit dhe rruga pritet të hapet për qarkullim brenda ditës.

Në nënkalimin e Mazgit, drejt autostradës, gjithashtu ka grumbullim uji për shkak të bllokimit të kanalit atmosferik, dhe po punohet intensivisht për zhbllokimin e rrugës.

Në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ janë regjistruar rrëshqitje të dheut teksa Durmishi ka theksuar se “po punohet për sanim sa më të shpejtë, në mënyrë që qarkullimi të zhvillohet normalisht”.

Në Sllatinë, rruga Fushë Kosovë–Gjurgjicë, ka grumbullim uji në rrugë, ku ekipet kanë ndërhyrë për “sanimin emergjent dhe shumë shpejt pritet rikthimi i qarkullimit normal”.

Po ashtu, në rrugën Zhur–Dragash ka lëvizje të trupit të rrugës, ku është vendosur sinjalizimi përkatës dhe aktualisht qarkullimi zhvillohet në një shirit.

“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve deri në sanimin e plotë të këtyre problemeve dhe, nëse është e mundur, të evitohet qarkullimi i panevojshëm në këto pika”, ka deklaruar Durmishi.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika