59-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm për tentim vrasjeje ndaj Trumpit

Ryan Routh, 59 vjeç, është dënuar me burg të përjetshëm për tentativë vrasjeje ndaj ish-kandidatëve presidencial, Donald Trump, në një fushë golfi në Florida në shtator të vitit 2024.

Routh u gjet fajtor vitin e kaluar për përpjekjen për ta vrarë Trump-in në Trump International Golf Club në West Palm Beach.

Një agjent i US Secret Service vuri re një armë që dilte nga shkurret dhe qëlloi ndaj Routh, i cili u përpoq të largohej, por u arrestua pak metra më larg.

Gjyqtarja Aileen Cannon, në memorandum për dënimin, tha se krimet e tij “pajtohen padyshim me një dënim të përjetshëm”, raporton BBC.

“Ai planifikoi për muaj të tërë të vrasë një kandidat të madh presidencial, kishte gatishmëri të vriste këdo që mund t’i vinte në rrugë dhe nuk ka shfaqur pendesë për viktimat e tij,” shkroi ajo.

Avokati i Routh, Martin Ross, tha se do të apelojnë vendimin. Gjatë procesit gjyqësor, Routh, i cili përfaqësoi veten, veproi në mënyrë të çrregullt, duke sfiduar Trump-in për një lojë golfi dhe duke bërë referenca ndaj Hitlerit dhe presidentit rus Vladimir Putin. Pas shpalljes fajtor, ai përpiqej të thyente qafën me një stilolaps brenda sallës së gjyqit.

Prokurori kryesor, John Shipley, tha se një “mal provash” tregon se sa afër ishte ai të realizonte atentatin. Ndërsa Routh nuk kishte një pamje të qartë nga Trump, agjentët gjetën më vonë një armë gjysmë automatike me shikues dhe magazinë të zgjatur në vendin ku ai ishte fshehur.

Gjithashtu, ai la pas një listë vendesh ku Trump mund të shfaqej dhe një shënim ku e përshkruante incidentin si “tentativë atentati”.

Kjo ishte tentativa e dytë për të vrarë Trump-in në 2024, pas një sulmi me armë në një miting në Butler, Pennsylvania, në korrik, që la një person të vrarë dhe disa të plagosur. Sulmuesi 20-vjeçar Thomas Crooks u qëllua për vdekje nga policia në vendngjarje.

Të fundit nga rubrika