882.6 Milionë euro nga plani i rritjes “Peng” i zhbllokimit të Kuvendit

Bllokimi i Kuvendit po vazhdon ta mbajë peng, Marrëveshjen për Mekanizmin Financiar dhe Marrëveshjen për Kredi, të cilat janë çelësi që Kosova të ketë qasje në mbi 882 milionë eurot që BE i ka rezervuar nga fondet e Planit të Rritjes. Njohësit e këtij procesi bëjnë thirrje që hiqet bllokada e të mos rrezikohen fondet, ndërsa ekonomistët vlerësojnë se dobitë nga këto para do të ishin të shumëfishta

Me qëllim që të përshpejtohet integrimi i Ballkanit Perëndimor, për periudhën 2024-2027, nga Plani i Rritjes, Bashkimi Evropian ka rezervuar 6 miliardë euro fonde për 7 shtete.

Vendet e rajonit kanë nisur të përfitojnë nga ky fond, por Kosova ende jo.

Në mënyrë që të përfitojë një pjesë të 882.6 milionë eurove sa Kosova ka hise, me 81 vota, Kuvendi duhet t’i miratojë Marrëveshjen për Mekanizmin Financiar dhe Marrëveshjen për Kredi.

“Po tash këtu kemi problem, se kemi konkurencë pikë së pari me kohën, çdo 6 muaj sipas planit të rritjes, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i kryejnë disa reforma dhe duhet të raportojnë në BE. Afati i parë për neve dhe për të gjithë Rajonin ka qenë dhjetori i vitit të kaluar, mirëpo për shkak të situatës para zgjedhore nuk u ratifikua marrëveshja në Kuvend”, ka thënë Besar Gërgi – Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Hulumtuesi nga GLPS thotë se Kosova nuk guxon të ngecë në hapa, për shembull në miratimin e disa ligjeve që e mbajnë peng zbatimin dhe shpërndarjen e pjesës tjetër të fondit.

Mes tjerash ekziston edhe rreziku i klauzolës së konkurrencës, pra që paratë e destinuara për Kosovën, në rast vonesash, t’i marrë ndonjë shtet tjetër i rajonit.

“Sipas së cilës një vend që nuk mund të performojë mirë apo t’i përmbushë obligimet e veta mund t’i humbë fondet e ndonjë vendi që i ka përmbushur me më shumë sukses. Tash këtu duhet të kemi kujdes sepse afati i parë ishte në dhjetor të vitit të kaluar. Komisioni Evropian për vitin e parë njeh një periudhë të tolerancës deri në dy vite”, ka thënë Besar Gërgi – Instituti për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

Në sytë e ekonomistëve, nëse Kosova përfiton nga ky fond, do të përmirësohej konkurueshmëria tek bizneset, dhe do të shtohej punësimi dhe zhvillimi kapital njerëzor, por jo vetëm kaq.

“Stimulimi i rritjes ekonomike: Në terma makroekonomikë, një injeksion prej 900 milionë eurosh – që përbën rreth 12-13% të PBB-së së Kosovës – është një ndërhyrje domethënëse. Nëse alokimi bëhet në mënyrë të mençur, kjo shumë mund të përshpejtojë ndjeshëm ritmet e rritjes ekonomike, duke kaluar mesatarisht mbi 5-6% në vit në periudhën afatmesme” -Adem Qorolli – Ekonomist

Qorolli mendon se këto fonde do ta rrisnin edhe besimin tek investitorët, tek të cilat do të përcillej sinjal politik dhe ekonomik, sigurisht nëse kjo do të përcillej me sundim të ligjit dhe stabilitet institucional.

Nga këto mjete, mbi 250 milionë euro janë grante pa kthim, kurse mbi 600 milionë euro kredi afatgjate me interes të ulët.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika