91 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24-orëve të fundit 91 persona kanë rezultuar poztiv me virusin COVID-19

Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të martën ka informuar se gjatë 24-orëve të fundit nga 559  testime, 91 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Po ashtu, janë shëruar 203 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 266 mijë e 497.
Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 1 mijë e 391.
Postimi i Ministrisë së Shëndetësisë për gjendjen aktuale me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Që nga fillimi i vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë një milion e 835 mijë e 538 doza të vaksinës.

Deri më tani, 824 mijë e 506 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

MSH dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.

42 raste të reja me COVID-19, në Kosovë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika