Tahiri kërkon nga Qeveria që të ekzekutojë pagat për mësimdhënësit

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria që të premten të ekzekutojë pagat për mësimdhënësit duke thënë se "duhet të vazhdojë normaliteti në vend". Në lidhje me këtë, ai ka thënë se do të propozohet për votim draft-rezoluta dhe kërkesa për interpelancë në Kuvend me ministrin Murati

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri





Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka prezantuar rezolutën e cila do të propozohet nga AAK për votim në Kuvendin e Kosovës, e që ka të bëjë me kërkesën për interpelancë me ministrin e Financave, Hekuran Murati në lidhje me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit.

“Ndalja e presionit dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave. Ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partnerët socialë në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve përmes shtesave dhe Ligjit për Pagat”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndër të tjera, Tahiri ka thënë se Grupi Parlamentar i AAK-së kërkon që të ndalet diskriminimi i mësimdhënësve dhe maltretimi i fëmijëve e prindërve.

“Krizat dhe jostabiliteti nuk i duhet askujt! Sot, të dalin pagat dhe të vazhdojë normaliteti në vend”, ka vijuar ai.

Postimi i deputetit të AAK-së, Besnik Tahiri





 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika