Kurti pret në takim ish-ministrin e Shëndetësisë, Latifi

Kryeministri Kurti ka pritur në takim Rifat Latifin, i cili të enjten e gjashtë tetorit dha dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë. Në këtë takim Kurti ka shprehur mirënjohje për kontributin e Latifit

Kryeministri Kurti dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi





Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ish-ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi të premten e shtatë tetorit.

Në takim Kurti ka shprehur mirënjohje për punën, angazhimin dhe kontributin e ish-ministrit Latifi, po ashtu ka falënderuar Latifin që nuk ka kursyer kontaktet e shumta ndërkombëtare, për ta ndihmuar e avancuar sektorin dhe sistemin e shëndetësisë në Kosovë, thuhet në njoftim.

“Kryeministri i dëshiroi suksese në vijim, dhe shprehu vullnetin për mënyra të tjera për bashkëpunim në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Kryeminsitrisë.

Ndërsa Latifi ka shprehur gatishmërinë e tij dhe është zotuar për vazhdim të mbështetjes si profesionist, sidomos në projektet e filluara tanimë.

Më tej kryeministri Kurti ka emëruar zëvendësministren Dafina Gexha-Bunjaku për ushtruese të detyrës së ministres në Ministrinë e Shëndetësisë.

Takimi mes Kurtit dhe Latifit është paralajmëruar nga vetë kryeministri Kurti.

Të enjten, në media u raportua se Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë. Arsyet e kësaj dorëheqjeje nuk dihen, pasi Qeveria e Kosovës apo vetë Latifi nuk kanë folur ende zyrtarisht për këtë çështje.

Latifi ishte emëruar ministër më 16 nëntor të vitit 2021, duke e zëvendësuar atë kohë ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kurti e kishte emëruar Rifat Latifin ministër të Shëndetësisë pas dorëheqjes së Arben Vitisë, për shkak të angazhimit të tij si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.





Shija e redaktorit

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Të fundit nga rubrika