Shpresat në ndeshjen e radhës, Bad News Eagles mposhtet nga ekipi rus Spirit

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles ka lënë shpresat në ndeshjen e radhës për tu kualifikuar në turneun më të madh në botë, IEM Rio 2022, pasi është mposhtur nga ekipi rus Spirit, dhe tani ka vetëm një mundësi për t’u kualifikuar në Major

Ekipi Bad News Eagles





Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles ka zhvilluar ndeshjen e rëndësishme për kualifikim në turneun më të madh në botë, IEM Rio 2022, por, me rezultat 2:0 humbi luftën kundër ekipit rus Spirit.

Tashmë ekipi Spirit është kualifikuar në Major, i cili do të zhvillohet në Rio De Janiero të Brazilit.

BNE është ndeshur në formatin ‘Bo3’ me ekipin rus që ka selinë në Beograd të Serbisë, Spirit.

Mapi i parë ‘Nuke’ përfundoi me rezultat 16-6, ndërsa i dyti ‘Mirage’ me rezultat të ngushtë 16-11.

Ndërsa, Sprit është ekip që momentalisht gjendet në vendin e 15-të në renditjen botërore në CS:GO.

Ndërkaq, ekipi kosovar BNE tani ka dy fitore dhe dy humbje, teksa ndeshjen e radhës përfundimtare për tu kualifikuar në turneun kualifikues për Majorin e CS:GO në Brazil, do ta zhvillojë nesër.

Kundërshtari i tyre i radhës do të mësohet së shpejti, dhe në rast të fitores do të vazhdojnë tutje në Majorin e CS:GO i cili shpërndan çmime në vlerë 1.2 milion dollarë.





Bad News Eagles siguron fitoren e parë për Majorin e CS:GO në Brazil

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika