Shtrenjtohet nafta për 3 centë, kurse benzina për 1 cent

Nga 1.39 euro për litër sa ishte të shtunën, çmimi i benzinës për ditën e diel është shtrenjtuar për një cent, 1.40 euro. Krahas këtij, është shtrenjtuar edhe ai i naftës për tre centë

Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për produktet e naftës për 48 orët e ardhshme. Bazuar në njoftimin e MINT, çmimi i naftës është shtrenjtuar për tre centë, ku do të jetë 1.70 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi i gazit ka mbetur i njëjtë.

“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.70 euro për litër, çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë 1.40 euro për litër dhe çmimi maksimal i lejuar i produktit Gaz 0.76 centë për litër”, ka deklaruar MINT.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve, dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së shtunës dhe janë valide për 48 orët e ardhshme.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika