Çitaku i drejtohet Kurtit: Në Qeveri duhen vepra, jo fjalë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Kurti duke thënë se fjalimet kryejnë punë në opozitë, ndërsa në Qeveri duhen vepra

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka kritikuar kryeministrin Kurti, duke e vlerësuar si shqetësuese situatën në vend, duke marrë parasysh dimrin e vështirë që po vjen.

“Çmimet e produkteve esenciale, çmimi i rrymës, inflacioni, radhët e pritjeve për vizë në Ambasada”, ka përmendur nënkryetarja e PDK-së si problemet me të cilat përballen qytetarët e Kosovës.

Vlora Çitaku ka theksuar se përderisa qeveritë e vendeve në rajon kanë ndërmarrë masa për të ndihmuar qytetarët, “kryeministri Kurti ka vendosur të mundohet të na bindë me fjalë se punët nuk i kemi pasur kurrë më mirë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Nënkryetarja e PDK-së ka theksuar se fjalimet kryejnë punë në opozitë, ndërsa në Qeveri duhen vepra.





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika