Marty “mohon” përfshirjen në arrestimin e Thaçit

Ish-senatori zviceran në Këshillin e Evropës (KE), Dick Marty, ka thënë se nuk kishte gisht në vendimin e arrestimit të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga ana e Gjykatës Speciale ani pse ai ka përpiluar raport mbi të cilin ishte iniciuar dhe themeluar kjo gjykatë.

Marty duke komentuar deklaratën e dhënë para disa ditësh me të cilën njoftoi se është nën mbrojtjen e policisë zvicerane që prej afërsisht një viti e gjysmë, për shkak të kërcënimit me jetë nga shërbimet sekrete serbe, është shprehur se pavarësisht akuzave që i bëheshin nga shqiptarët përfshi edhe “brenda Kuvendit të Shqipërisë”, me fjalë urryese, nuk ishte kërcënuar nga ta.

Por, sipas tij “më vonë doli se ishte një operacion i projektuar nga disa elemente të një grupi ekstremist të shërbimeve sekrete serbe”, të cilët “donin të hidhnin fajin mbi Kosovën për vrasjen time”, ani pse Marty ka thënë se nuk ka pas “dorë” në arrestimin e ish-liderit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Më tej ai lidhur me kërcënimet nga shërbimet serbe ka thënë se ka heshtur deri tash “për shkak të respektimit të autoriteteve”.

Martyn ishte njoftuar nga shërbimi sekret i Zvicrës në dhjetor të vitit 2020 për synimin e shërbimit sekret serb që ishte vrasja e tij me qëllim të njollosjes së Kosovës.

“Këshilli Federal më ka intervistuar dy herë; mungesa e strategjisë për ta neutralizuar kërcënimin ndaj meje është për shkak të arsyeve politike, që i konsiderojnë më të rëndësishme se sundimin e ligjit”.

“Berna nuk dëshiron të ketë probleme politike me askënd”, ka thënë Marty për radion “RSI”.

Marty nuk është një ndër figurat e preferuara të shqiptarëve si shkak i pretendimeve të tij në raportin e Këshillit të Evropës mbi akuzimin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për trafikim me organe, gjë që ky pretendim kishte rënë poshtë pasi që nuk ishin gjetur fakte.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës – UÇK

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika