Limaj për Kurtin: E ka parë përfundimisht se puna në qeverisje nuk është e tij, është përmbytur në këtë situatë

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se Kurti po bën të vetmen gjë, të cilën, është i zoti ta bëjë, e që sipas tij, mbesin mashtrimet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur ta shohë se puna në qeverisje nuk është punë e tij. Sipas Limajt, Kurti bën të vetmen gjë që di të bëjë më së miri, mashtrimin.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Limaj ka thënë se videoja e dytë e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në brenda pak ditësh, krahas asaj të parës, nuk i ka lënë përshtypje.

“S’më bën përshtypje, kjo video flet për VV-në, drejtuesin e tyre dhe votuesin e tyre. Pastaj, edhe për gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë. Besoj kështu duhet ta shohim”, ka deklaruar Limaj.

“Që një vit e nëntë muaj, ky njeri nuk mund të fshehë atë se çka është Qeveria. I janë grumbulluar punët, të qenët në qeveri është kundër asaj të të qenit në pozitë. Ky tani, përfundimisht e ka parë se puna në qeverisje nuk është punë e tij, është përmbytur në këtë situatë dhe po bën atë që di të bëjë më së miri, të vetmet gjë në fund”, ka deklaruar Limaj.

Limaj ka thënë se është më se e natyrshme që duhet të vijnë gjenerata të reja për të qeverisur vendin, por sipas tij, ata duhet të jenë më të mirë sesa paraardhësit.

Lidhur me videot e publikuara nga LVV, analisti Visar Ymeri thotë se gjersa ka filluar të vërë në pah ato se çka realizoi, LVV po i krahason arritjet e saj me ato të qeverive të së kaluarës.

Të hënën e 10 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje sërish, përmes një videoje në Facebook, ka kritikuar deputetë e ish-pushtetarë të ndryshëm, duke thënë se terminalet në çdo cep të saj kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika