Klinaku u bën thirrje fëmijëve të veteranëve të ngrenë padi, nëse nuk lirohen nga pagesa e semestrit

Ushtruesi i Detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kërkuar nga fëmijët e veteranëve të luftës që t’i padisin institucionet përgjegjëse, në rast se nuk lirohen nga pagesa semestrale

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"





Ushtruesi i Detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, u ka bërë thirrje studentëve të cilët janë fëmijë të veteranëve të luftës, t’u ngrenë padi fakulteteve përkatëse apo Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, në rast se nuk lirohen nga pagesa e semestrave.

Klinaku ka thënë se Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së nuk është duke i kryer obligimet e saj ashtu siç e përcakton ligji.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, selia qendrore në Prishtinë, gjithmonë ka lëshuar vërtetime për lirim nga pagesa e semestrave, dhe këtë është duke e bërë edhe tani”, ka thënë Klinaku.

“Edhe pse Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së e ka obligim ligjor ofrimin e shërbimeve për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, nuk po e realizon këtë për shumë nga ju për shkak të gabimeve teknike”, ka vijuar ai.

Klinaku ka theksuar se shumë studentë po kthehen prapa dhe po orientohen në Prokurorinë Speciale për kopje të aplikacionit, gjë që sipas tij po shkakton vonesa të shumta.





Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika