Aksion në Brezovicë, sekuestrohen rreth 100 objekte

Prokuroria Themelore ka sekuestruar përkohësisht rreth 100 objekte të ndërtuara në zonën e Brezovicës, përkatësisht te zona e dytë e Parkut Kombëtar “Sharri”. Prokurori i rastit ka bërë të ditur se do të kërkojnë nga Gjykata rrënimin e tyre





Brezovica është zona më e njohur turistike në Kosovë, por në të janë ndërtuar shumë objekte për të cilat ka dyshime që nuk kanë përfillur kriteret ligjore.

Madje punimet në ndërtimin e disa prej tyre kanë vazhduar edhe këtë të marte.
Por, ato punime ndaluan rreth orës 10:00, kur në të këtë zonë nën asistimin e Njësive Speciale të Policisë, dolën prokuror nga Prokuroria Themelore e Ferizajit.

Nën udhëheqjen e prokurorit Rasim Maloku, ka filluar sekuestrimi i përkohshëm i vilave që dyshohet se janë ndërtuar pa kritere.

E gjithë kjo pasi në zonën e dytë të Parkut Ndërkombëtar të Sharrit nuk lejohet të ketë ndërtime të tilla.

Villave u janë vendosur shiritat e verdhë paralajmëruese, por u janë vendosur thuajse të gjitha objekteve në këtë lagje nga ato që kanë pasur vetëm themelet e deri te ato të gatshme për banim.

Prokurori i rastit Rasim Maloku ka thënë se aksioni i sotëm është kurorzim i të gjitha aksioneve tjera të rastit të njohur si “Brezovica”.

“Këtu është i ndaluar ndërtimi por për shkak të veprimeve korruptive të zyrtarëve dhe investuesve është ndërtuar edhe në këtë zonë. Disa prej të dyshuarve janë nën hetim, disa në paraburgim disa me masa tjera. Ky është një prej veprimeve hetimore, që është i paraparë me kod të procedurës penale që objektet ose sendet që rrjedhin nga veprat penale të sekuestrohen”, ka thënë Rasim Maloku, prokuror i rastit.

Maloku ka shtuar se do të drejtojnë kërkesë në gjykatë për rrënimin e tyre.

“Ne do të paraqesim kërkesën tek Gjykata dhe është vendimi përfundimtar i gjykatës që të rrënohen, kjo është çështje ligjore dhe besojmë se edhe gjykata do të merrë vendim për rrënimin e tyre”, ka thënë ai.

Dosja Brezovica deri më tani ka dërguar prapa grilave mbi 30 persona përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë të cilët dyshohet se janë përgjegjës për ndërtimin e mbi 500 vilave dhe hoteleve në zonën e mbrojtura të maleve të Sharrit.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika