Arifaj: Kosova duhet të jetë realiste dhe të mos i bëhet vetës pengesë

Analisti Ardian Arifaj ka thënë se është duke ndodhur një intesifikim i ndërmjetësimit mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka të bëjë me afatin për ndërrimin e tabelave për regjistrimin e veturave në pjesën veriore

Ardian Arifaj, analist


Analisti Ardian Arifaj i ftuar në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se është duke ndodhur një intesifikim i ndërmjetësimit mes Kosovës dhe Serbisë. Ai shtoi se nxitimi i përfaqësuesve të shteteve ka të bëjë me afatin për ndërrimin e tabelave për regjistrimin e veturave në pjesën veriore.

“Kemi degjuar se disa ambasador perendimorë kanë thënë se ky afat ishte i shkurt”, tha Arifaj duke shtuar se qytetarët duhet të pyesin vetën se cilat janë përfitimet nga ndërrimi i tabelave.

Arifaj në “FIVE” tha se “Kosova duhet te jetë realiste në qasjen e vet, të kërkojë zgjedhje dhe të mos t’i bëhet vetës pengesë”, sepse sipas tij Kosova gjithmonë është duke dalur keq.

Ndërsa për propozimin e Lajçakut për kornizën e re të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Arifaj theksoi se Lajçak ka perpjekje të ruaj këtë momentum në përpjekje që dy vendet, Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje dhe të gjendet një pikënisje e këtyre bisedimeve.

“Perfshirja e dy vendeve është e rëndësishme sepse shpërblimi për të dyja vendet është anëtarësimi ne BE. Askush nuk mund të premtoj anëtarësimin në BE në mënyrë më bindëse se Gjermania dhe Franca”, vijoi Arifaj.

Ndërsa për asociacionin, Arifaj theksoi se nuk mund të spekulojnë sepse gjithçka duhet të diskutohet në tavolinën e bisedimeve dhe Kosova duhet të marrë pjesë në mënyrë aktive për çdo ide që diskutohet në këtë tavolinë. Për idetë e Kosovës, analisti Arifaj ka theksuar se ka munguar diskutimi për çështjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, atë të problemeve politike.

Ndërsa sa i përket çështjes se pengesës për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara për Kosovën, sipas analistit Ardian Arifaj është Rusia dhe jo Serbia.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika