LDK: Liria e shprehjes iu është cenuar gazetarëve

Javëve të fundit Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i ka shpeshtuar konferencat për media. Vetëm ditën e premte, kjo parti i mbajti dy konferenca për dy tema të ndryshme.

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, duke iu referuar raportit të përvjetshëm të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), tha se liria e shprehjes iu është cenuar mediave dhe gazetarëve në veçanti.

Duke u thirrur në raportin e DASH-it, Mjekiqi tha se zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, kanë ndikuar në kufizimin e lirisë së shprehjes, pasi që ka pasur kërcënime verbale ndaj mediave apo gazetarëve.

“Zyrtarë qeveritarë të cilët e kanë për obligim sigurimin e një ambienti ku ka liri të shprehjes e të medias kanë ndikuar në kufizimin e kësaj lirie duke i kërcënuar verbalisht gazetarët dhe duke kufizuar komunikimin me ato media që kanë qenë kritike për ta”, ka thënë Mjekiqi.

Shqipe Mjekiqi, nënkryetare e LDK-së

Mjekiqi foli edhe për sundimin e ligjit për të cilin tha se raporti i DASH-it, e ka cilësuar të jetë me mangësi të mëdha.

“Sundimi i ligjit për vitin 2021 në raportin e DASH-it, është karakterizuar me mangësi të shumta dhe mosveprim nga Qeveria e Kosovës, për të ndjekur penalisht rastet e korrupsionin. Sipas raportit shumë zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të mbajnë poste të larta publike dhe në masë të madhe rastet e korrupsionit mbeten të pandëshkuara”, ka shtuar ajo.

Nënkryetarja e LDK-së, përmendi edhe pjesën e raportit ku flitet për shkarkimin e Valdete Dakës, nga pozita e kryesueses së Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), për të cilin tha se ishte joligjor.

Por, në lidhje me shkarkimin e saj, LDK-ja nuk i kishte dhënë nënshkrimet e saj iniciativës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për ta dërguar rastin në Gjykatën Kushtetuese.

Në qershorin e vitit 2021, Valdete Daka ishte shkarkuar nga presidentja Vjosa Osmani nga pozita e Kryesueses Qendrore të Zgjedhjeve.

Valdete Daka, ish kryesuese e KQZ-së

Në arsyetimin e presidentes thuhej se Daka kishte dështuar të jetë forcë e pavarur dhe se vendimmarrjet e saj ishin të anshme.

“Kryesuesja e KQZ-së, në shumë raste, nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike kështu duke u pamundësuar balancin e nevojshëm në këtë organ”, thuhej në arsyetimin e presidentes.

Pas shkarkimit të saj, Presidentja Osmani, në vend të saj kishte emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi, i cili aktualisht është kryesues.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika