Paris Guri pritet të drejtojë Forumin Rinor të LDK-së

Burimet e Portalit Dukagjini kanë mësuar se Paris Guri do të jetë në krye të Forumit Rinor të LDK-së

Paris Guri, anëtar i LDK-së

Paris Guri do të drejtojë Forumin Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Portalit Dukagjini brenda LDK-së.

Ai pritet të zgjedhet në krye të Forumit të LDK-së të premten e 14 tetorit.

Ndryshe, të mërkurën e 13 korrikut, janë mbajtur zgjedhjet për kryetaren e Forumit Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku në krye të saj është zgjedhur Jehona Lushaku.

Kreu i kësaj partie falënderoi drejtueset e deritashme të këtij forumi për angazhimin në sukseset e fundit të LDK-së.

Abdixhiku ka prezentuar formulën me të cilën LDK-ja do të ecë përpara që sipas tij kjo është vetëm atëherë kur burrat edhe gratë e partisë do të ecin përpara së bashku me vizionin rugovist.

Ish-kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Lirie Kajtazi, ka numruar kontributet e këtij organizimi partiak në ngritjen e çështjeve të barazisë gjinore ndërsa shprehu besimin se edhe udhëheqësia e re do të vazhdojë me të njëjtën rrugë.

Kuvendi i tetë zgjedhor i Forumit të Gruas vijoi punimet pa praninë e mediave.

Këtë kuvend zgjedhor e kanë përshëndetur edhe përfaqësues të partive dhe organizatave të tjera politike evropiane.

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika