Dënohet me gjobë Zafir Berisha pasi pranoi se kanosi kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj

Zafir Berisha është dënuar me 600 euro gjobë për shkak të kanosjes përmes telefonit ndaj kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj





Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, është shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Zafir Berisha duke e dënuar me 600 euro gjobë, pasi ka kanosur përmes telefonit kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj.

Aktgjykimi është shpallur nga gjykatësi, Refki Piraj, i cili fillimisht të akuzuarin Berisha e ka dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muajsh, por të njëjtin dënim e ka zëvendësuar me 600 euro gjobë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ish-deputeti Berisha ka deklaruar se pranon fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren më 18 korrik 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Zafir Berisha për veprën penale të “Kanosjes”.





Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika