Gërvalla:  90 për qind e serbëve në Kosovë i kanë zëvendësuar targat nga “KM” në “RKS”

E para e diplomacisë së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla,  ka treguar se qytetarët serbe të Kosovës i kanë shndërruar targat e veturave mbi 90 për qind nga "KM" në "RKS"

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla -Schwarz

 





Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur para Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara(OKB), për të arriturat e Kosovës në fusha të ndryshme siç është ekonomia, drejtësia dhe zhvillimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, po ashtu edhe për synimin e saj për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare siç është Këshilli i Evropës.

Më tej, Gërvalla ka treguar se afati për ndryshimin e targave nga “KM” në “RKS” do të përfundojë edhe dy javë, sepse sipas saj ato janë të paligjshme. Ajo ka thënë se kjo është arsyeje pse “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është duke kërcënuar me përshkallëzim të situatës në fund të muajit tetor”.

“90 për qind e pronarëve të veturave i kanë zëvendësuar targat nga të paligjshme “KM”, në  të ligjshme “RKS”. Vetëm 10 për qind nuk e kanë bërë një gjë të tillë, por kanë kohë edhe dy javë që ta bëjnë një gjë të tillë”,  ka deklaruar ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sipas saj, në Veri të vendit, ka ekstremist që janë duk i përndjekur qytetarët e duke i frikësuar pasi që ata janë “duke i shndërruar targat e paligjshme në të ligjshme”.

Pormë tej ajo ka akuzuar misionin e UNMIK-ut, se është duke bërë gabimi të madhe pasi nuk është duke iu dalë në ndihem qytetarëve serb të cilëve po iu digjen veturat nga ekstremistet serb në Veri të Kosovës.

 





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika