Krack: Humbja e Vettel nuk është normale

Trajneri i Aston Martin Formula 1, Mike Krack thotë se nuk ishte normale që Sebastian Vettel pati dy përplasje të rënda gjatë fundjavës së GP Australiane.

Vettel ishte kthyer në kabinë në Melburn pasi humbjes së dy garave hapëse të sezonit për shkak të COVID-19, së bashku me Nico Hulkenberg që hyri si zëvendësues i tij.

Katër herë kampioni i botës Vettel, u rrëzua në FP3 duke kompromentuar seancën e tij kualifikuese dhe më pas doli përsëri në fillim të garës. Po në të njëjtën fazë, shoku i tij i skuadrës Lance Stroll doli nga rruga.

Krack këmbëngul se incidentet nuk ishin për shkak të mungesës së gjermanit në garat e mëparshme dhe pranon se ekipi duhet të marrë përgjegjësinë për sjelljen e makinës.

“Jam i lumtur që Seb është mirë para së gjithash, pas gjithë këtyre incidenteve,” tha Krack “por unë mendoj se nëse dikush si ai, katër herë kampion bote, ka këto probleme që kishte këtë fundjavë, kjo nuk është për shkak të mos vozitjes sepse ai e ka drejtuar makinën edhe më parë”, ka vazhduar ai.

“Kjo është me të vërtetë diçka që duhet ta shikojmë vërtet, çfarë makine i ofrojmë, çfarë reagimesh ai merr nga makina. Sepse do të bini dakord me mua që ai të jetë jashtë aq shumë sa ka qenë këtë fundjavë nuk është normale.”

Ai shtoi më tej se një gjë e tillë është jashtë normales.

Krack thotë se Aston Martin e di pse nuk ka qenë konkurrues deri më tani këtë vit me ekipin që ngec në vendin e 10-të në kampionat, pasi nuk arriti të shënonte një pikë më 2022.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika