Penny Mordaunt shpall ofertën për udhëheqje pasi Liz Truss jep dorëheqjen

Deputetja, Penny Mordaunt ka njoftuar se do të kandidojë për pozitën e kryeministres së Mbreterisë së Bashkuar. Mordaunt kishte dalë e treta në garën e fundit të lidershipit pas Truss dhe Rishi Sunak

Penny Mordaunt

Penny Mordaunt është bërë deputetja e parë që hodhi kapelen e saj në ring në garën për të zëvendësuar Liz Truss pas dorëheqjes së saj dramatike këtë javë.

Udhëheqësja e Commons ka njoftuar kandidaturën e saj në një postim në Twitter, duke thënë se kolegët konservatorë i kanë kërkuar që të qëndronte për t’u bërë udhëheqëse e partisë dhe të merrte çelësat e Numrit 10.

Zonja Mordaunt, e cila kishte dalë e treta në garën e fundit të lidershipit pas zonjës Truss dhe Rishi Sunak, ka shkruar së është “Inkurajuar nga mbështetja e kolegëve që duan një fillim të ri, një parti të bashkuar dhe udhëheqje në interes kombëtar”.

“Unë po kandidoj për të qenë kreu i Partisë Konservatore dhe kryeministri juaj për të bashkuar vendin tonë, për të përmbushur premtimet tona dhe për të fituar zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme”, ka shtuar ajo.

Mordaunt duhet të sigurojë mbështetjen e të paktën 100 deputetëve konservatorë deri të hënën pasdite të 24 tetorit për të qëndruar në garë, dhe deri më tani 16 deputetë kanë deklaruar publikisht se do të votojnë për të, raporton Sky News.

Nominimet janë hapur të enjten dhe do të mbyllen në orën 14:00 të së hënës dhe me gjithsej 357 deputetë konservatorë në Parlament, dhe kërkesën për 100 nominime, do të ketë maksimumi tre kandidatë në fletën e votimit.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika