Nora Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Abu Dhabit

Kampionia olimpike, Nora Gjakova, ka garuar të premten në Grand Slamin në Abu Dhabi, derisa ka renditur katër fitore ajo rrugëtimin në këtë turne ajo e ka mbyllur me medalje të argjendtë

Nora Gjakova

Nora Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin, që është duke u mbajtur në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Xhudistja nga Kosova, ka humbur ndeshjen e fundit në finale, pas katër fitoreve radhazi gjatë ditës së premte.

Kësaj radhe, në finale, Nora ka humbur ndaj kundërshtares nga Koreja e Jugut, Mimi Huh.

Ajo ka arritur ta fitojë medaljen e argjend në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Kjo ishte medalje e parë dhe gara e parë për Norën që nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, pasi xhudistja jonë ishte jashtë garave për plot 15 muaj shkaku i një lëndimi në krahë.

Nora Gjakova

Ndërkaq, Nora në raundin e parë ka fituar me ‘pikë të artë’ ndaj xhudistes nga Koreja e Jugut, Yuna Shin, ndërsa në luftën e dytë mposhti me ‘ippon’ dhe brenda më pak se 1 minute holandezen, Pleuni Cornelisse.

Në çerekfinale, kampionia olimpike arriti ta mposht kundërshtaren serbe, Marica Perisic, e cila mori tri penalizime, teksa në gjysmëfinale arriti të fitojë ndaj kundërshtares Eteri Liparteliani nga Gjeorgjia.

Për Norën është medalja e katërt në garat e nivelit Grand Slam, pasi ka edhe dy të arta.

Gjithashtu, në Abu Dabi garojnë edhe Laura Fazliu dhe Loriana Kuka. Të shtunën do të garojë Fazliu (-63 kg), ndërsa të dielën Kuka (-78 kg).

Nora Gjakova ka kaluar në finale të Grand Slamit në Abu Dhabi

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika