Lajçak pas takimit me Kurtin: Kosova e Serbia duhet ta përcaktojnë epilogun e dialogut

Pas takimit me Kryeministrin Kurti, Lajçak ka thënë se janë Kosova dhe Serbia ato që duhet ta përcaktojnë marrëveshjen finale dhe se një gjë e tillë nuk varet nga ndërmjetësuesit e procesit të dialogut

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit me kryeministrin Kurti.

Pas takimit i cili filloi në orën 14:00 në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Lajçak është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve me ç’rast ka thënë se Kryeministri Kurti ishte shumë konsktruktiv përgjatë diskutimit.

“Kurti ishte shumë konstruktiv dhe ne po bëjmë progres në diskutimin tonë. Kjo është e gjitha që mund të them tani për tani”, ka deklaruar Lajçak.

Ai është pyetur për çështjen e shtyerjes së datës për konvertimin e targave në RKS për 10 muaj, Lajçak ka thënë se ai vendim mbetet vetëm i Kurtit. Sipas tij, janë dy vendet që duhet ta përcaktojnë marrëveshjen finale dhe se një gjë e tillë nuk varet nga ndërmjetësuesit.

Krahas kësaj, Lajçak ka thënë se shamngia e tensioneve mbetet një synim i BE-së. Ndërkaq, lidhur me draftet që po qarkullojnë në media për Asociacionin, ai ka thënë se nuk ka qenë i njoftuar në të kaluarën për ekzistencën e tyre.

Takimi në mes Kurtit dhe Lajçak ka filluar në orën 14:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Kjo vizitë e Lajçak vjen pikërisht në kohën kur ShBA-të dhe BE-ja i kanë kërkuar Kosovës, shtyrjen për 10 muaj të afatit për konvertimin e targave ilegale të Serbisë në ato të RKS-së.

Lajçak arrin në takimin me Kurtin

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika