Cristiano Ronaldo mori zero vota për të fituar Topin e Artë, a është fundi i një epoke?

Revista L'equipe ka bërë të ditur se nuk i është dhënë asnjë votë Cristiano Ronaldos për të fituar Topin e Artë. Kjo po i bën të gjithë fansat e futbollit të mendojnë se a është fundi i karrierës së Ronaldos

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është njëri nga lojëtarët më të mirë në histornë e futbollit, dhe pesë herë fitues i Topit të Artë, menjëherë pas legjendës së Argjentinës, Linonel Messi.

Por, kjo nuk e bën Ronaldon të qëndrojë gjithmonë në pozitat e para, pasi këtë herë përfundoi në vendin e 20- të për trofeun e Topit të Artë, dhe sipas revistës L’equipe, askush nuk votoi për legjendën e Portugalisë, ka bërë të ditur Marca.

Sipas raporteve të rrjedhura, ka ndodhur diçka që ishte e pamendueshme disa vite më parë, dhe ajo është se askush nuk i dha asnjë votë Cristianos për të fituar Topin e Artë dhe ai përfundoi në vendin e 20-të. Ish-lojtari i Real Madridit, as që u mendua për shkak të periudhës që po jeton në ciklin e dytë të Manchester United.

Këtë e ka zbuluar revista L’equipe, dhe ky është një nga treguesit kryesorë se epokës së CR7 po i vjen fundi, edhe pse ai ka ende shumë për të dëshmuar në Botërorin e ardhshëm në Katar.

Manchester United, dhe veçanërisht, Erik ten Hag, nuk janë shumë të kënaqur me paraqitjen e Cristiano Ronaldos, por mbi të gjitha është qëndrimi i tij që ia kalon çdo gjëje, pasi ka refuzuar të futet në fushë në minutat e fundit të lojës edhe kjo ka të ardhmen e tij në ajër. Tashmë po flitet shumë se ai do të largohet nga skuadra e Premierligës janarin e ardhshëm.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika