Policia jep detaje për plagosjen e tre personave në Podujevë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin, ku theksohet se dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në arrati





Tre persona kanë pësuar lëndime nga gjuajtja me armë në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, të martën e 25 tetorit.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin, ku theksohet se dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në arrati.

Personi i cili ka pësuar lëndime nga të shtënat e armës së zjarrit, vazhdon të marrë trajtime mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kurse dy të tjerët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.

“Raportohet se ka ndodhur një përleshje në mes të dy familjeve ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, lëndime trupore ka pësuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK. Pastaj si pasojë e xhamave të thyer, lëndime kanë pësuar edhe dy kalimtarë të rastit, viktimat meshkuj kosovarë të cilëve u është ofruar tretman mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Policia ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ndërsa edhe dy të dyshuar janë në arrati”, vijon njoftimi.

Me vendim të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit.

Njëri i dyshuar është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa tjetri vazhdon trajtimin në QKUK nën sigurimin e policisë.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.

Ndryshe, drejtori i emergjencës në QKUK, Naser Syla, kishte deklaruar se tre persona të plagosur nga sulmi në Podujevë janë pranuar në Klinikën Emergjente në QKUK.

Ai për Portalin Dukagjini kishte thënë se njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore, kurse dy të tjerët në gjendje stabile.

“Tre të plagosur janë, dhe gjendja e tyre është stabile për momentin, u janë bërë ekzaminimet mjekësore, dy janë jashtë rrezikut për jetë, një është më në rrezik, por në gjendje stabile”, kishte thënë ai.





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika