Hoxha tregon dokumente të plagjiaturës së Bezeraj, flet për cenimin e autonomisë së UP-së nga organizatat studentore

Kësaj radhe, Hoxha vjen në studion e Debat Plus me një grumbull dokumentesh përmes të cilave tregon rastet e plagjiaturës së anëtarit të Këshillit Drejtues, Selim Bezeraj. Njëherit, ai ka cilësuar cenimin e autonomisë së Universitetit të Prishtinës sikurse turpin e shoqërisë

Dibran Hoxha, ORCA

Dibran Hoxha, pjesëtar i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim dhe njëherit, analist në Debat Plus ka thënë se janë organizatat studentore të lidhura me pushtetin ato të cilat po dëmtojnë lirinë dhe autonominë e Universitetit të Prishtinës.

I ftuar në Debat Plus, kësaj radhe Hoxha vie me një grumbull dokumentesh përmes të cilave tregon rastet e plagjiaturës së anëtarit të Këshillit Drejtues, Selim Bezeraj.

“Ky është punimi i doktoratës së kiëtij anëtari tën Këshillit Drejtues, Selim Bezeraj. Pjesët e hijezuara janë të kopjuara nga një temë e një studenti të Vjenës, pjesë të përkthyera të cilat më vonë i ka prezantuar si të vetat”, ka tthënë Hoxha gjersa ka treguar pjesët e hijezuara në ekran.

Sipas Hoxhës, brenda UP-së ekzistojnë organizata të cilat janë të lidhura me pushtetin e këtu, ai përmend organizatën “SKV” e cila sipas tij është e lidhur me pushtetin. E njëjta ka bërë koalicion me organizatën Reforma për të cilën, Hoxha thotë se ka të kaluar kriminale.

“Ky zotëriu përfaqëson një  organizatë me të kaluar kriminale”, i është drejtuar Hoxha Hasanit nga organizata Reforma gjersa ka kujtuar mesazhet e të njëjtit ku thuhej “ Esat, 5000 ja lyp këtij të Istogut, paret i kemi të sigurta, kqyr me Mujën direkt”.

Altin Sahiti nga Ministria e Arsimit është ai i cili sipas Hoxhës, kishte gënjyer publikisht.

Hoxha ka kujtuar rastin kur Sahiti ishte pyetur se pse nuk ishte dërguar në Këshillin e Etikës rasti i Selimit, i njëjti ishte përgjigjur se këshilli drejtues nuk ishte i ai i cili u jepte kahjen çështjeve të tilla.

“Organizatat e lidhura me pushtetin po e cenojnë lirinë dhe autonominë e univeritetit, kjo është tragjedia e shoqerisë sonë”.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika