Në dy aksidente të ndara – humbin jetën dy biçiklistë

Në dy aksidente të ndara, njëra e ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Merdare dhe tjetra në Prizren, kanë humbur jetën dy biçiklistë, të mërkurën e 26 tetorit

Ilustrim





Dy aksidente trafiku me fatalitet kanë ndodhur brenda 24 orëshit të së mërkurës së 26 tetorit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Merdare, mbrëmjen e së mërkurës.

Sipas raportit të policisë, thuhet se në këtë aksident ishin të përfshira tri vetura dhe një biçiklist, ku si pasojë ky i fundit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.

Policia ka njoftuar se njësitet përkatëse janë duke e hetuar rastin.

“Ka ndodh një aksident trafiku me fatalitet ku të përfshira kanë qenë tri automjete dhe një biçiklist. Si pasojë e aksidentit, nga lëndimet e marra  ka ndërruar jetë drejtuesi i biçikletës mashkull kosovar. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Një tjetër aksident trafiku me fatalitet brenda ditës së mërkurë, ka ndodhur edhe në Prizren.

Pasditen e 26 tetorit, një tjetër biçiklist është goditur nga një kamion.

Si pasojë e lëndimeve të marra, biçiklisti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

I dyshuari kryesor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“I dyshuari mashkull  kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar kamionin nga pakujdesia ka goditur një biçiklist. Viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje”, vijon njoftimi.

Nga statistikat e përgjithshme të policisë, thuhet se pos këtyre dy aksidenteve që kanë përfunduar me fatalitet, gjatë të mërkurës kanë ndodhur edhe 23 aksidente trafiku me të lënduar.

Po ashtu, në raport theksohet se janë 35 aksidente të tjera trafiku të cilat kanë përfunduar me dëme materiale.

Brenda 24 orëshit të fundit, policia ka shqiptuar gjithsej një mijë e 551 tiketa.





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika