Deputeti ukrainas në Kuvend: Ukraina duhet ta njohë Kosovën sa më parë

Në Kuvendin e Kosovë të enjten ka mbajtur fjalim deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, i cili ka thënë se do të bëj çfarëdo që mundet që Ukraina ta njohë Kosovën. Ndërsa, ai ka kërkuar që të votojnë njësojë si Parlamenti Evropian për të cilësuar si terrorist regjimin rus

Deputeti ukrainas, Oleksii Goncharenko, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, më 27 tetor 2022





Deputeti i Ukrainës, Oleksii Goncharenko, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se më 5 gusht Parlamentit të Ukrainës u ka thënë që ta njohin Kosovën si shtet, dhe kjo sipas tij duhet bërë sa më parë.

“Unë dua të ju informoj që më 5 gusht unë isha ai që i kam thënë Parlamentit të Ukrainës që ta njohë Kosovën. Unë mendoj që kjo duhet të bëhet sa më parë, sepse ju keni luftuar për lirinë tuaj, dhe unë do të bëj çfarëdo që është në fuqinë time, dhe dua të ju them që tani keni miq më shumë në parlamentin e Ukrainës”, ka deklaruar ai, gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu, ai gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se kosovarët kishin kaluar nëpër gjenocid, ashtu siç po kalojnë ukrainasit tani nga Rusia.

Deputeti ukrainas ka kërkuar nga kuvendi që Kosova ta cilësojë regjimin rus si terrorist, pasi sipas tij, ushtria ruse është duke kryer një gjenocid kundër ukrainasve.

Deputeti ukrainas, Oleksii Goncharenko, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, foto EO, më 27 tetor 2022

“Unë erdha nga Brukseli dje, dhe dua të ju them që në fund të nëntorit Parlamenti Evropian do të votojë për të cilësuar si terrorist regjimin rus, dhe KE-ja e ka bërë këtë në tetor, të mërkurën është bërë nga senati në Poloni, para se të vija Estonia, dhe dua të ju kërkoj që edhe ju ta bëni të njëjtën gjë, që ta cilësoni këtë regjim rus si terrorist i cili është duke bërë një gjenocid kundër ukrainaseve dhe ky është një fakt”, ka deklaruar ai.

Deputeti ukrainas ka treguar se qytetarët e Ukrainës me kosovarët ndihen shumë të afërt sepse “kosovarët kanë luftuar për pavarësinë e tyre dhe ne tani jemi duke luftuar për pavarësinë tonë dhe ne do të fitojmë”.

Ai me siguri të plotë ka thënë se do të jenë fituesit e kësaj lufte me Rusinë, dhe sipas tij, do të fitojë bota e lirë.

“Duhet të jetë e qartë sot, ushtria ruse nuk mund të bëjnë asgjë kundër ushtrisë sonë dhe prandaj ata përgjigjen duke u hakmarrë te civilët, fëmijët, te njerëzit e pafajshëm, ky është një gjenocid dhe janë duke vepruar si një shtet terrorist”, është shprehur ai.

Deputeti ukrainas, Goncharenko, më 5 gusht e kishte dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë, përmes së cilës kërkonte që vendi i tij ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Deputeti ukrainas flet shqip: Kosova është Evropë (VIDEO)

 





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika