Kolona të gjata në Prishtinë, pas testimit të qarkores njëkahëshe për automjetet

Dita e premte, e shtunë dhe e diel do të jenë ditët ku do të vazhdojë testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore në Prishtinë në qarkore njëkahëshe për automjetet. Ky testim ka shkaktuar radhë të gjata të kolonës në kryeqytet

Kolona në Prishtinë (Autor i fotos: EO)

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga e premtja dhe për dy ditët në vazhdim do të vazhdojë testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

I gjithë ky proces ka shkaktuar tollovi në kryeqytet. Kolona të shumta janë shkaktuar në rrugët e kryeqytetit, sidomos në pjesën te Mensa e Studentëve dhe atë mbrapa Komunës së Prishtinës.

Ky testim po ndodh në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:

– Rruga “Agim Ramadani” që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së komunës.

– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE.

– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore.

– Rruga “Ukshin Hoti”.

– Rruga “Robert Dolli”.

Ndërkaq, bëhet e ditur se rruga “George Bush” deri te semaforët pranë Katedrales dhe rruga “Garibardi” deri tek semaforët pranë rrugës ”Dritan Hoxha” do të jenë të mbyllura për automjete, me përjashtim të transportit publik, i cili do të qarkullojë në këtë pjesë me shpejtësi minimale të lëvizjes.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika