U ther me thikë në Milano, babai i Pablo Mari ka treguar se ai është më mirë

Babai i qendërmbrojtësit të Arsenalit, Pablo Mari, ka treguar se pasi djali i tij është therur me thikë në shpinë, tashmë është më mirë dhe të premtën ai do t’i nënshtrohet operacionit

Pablo Mari





Babai i mbrojtësit të Arsenalit, Pablo Mari, ka dhënë një përditësim pozitiv pasi lojtari ishte viktimë e një sulmi me thikë në Itali.

Mari, 29 vjeçar, ishte një nga gjashtë personat që u theren me thikë në sulmin befasues në qytetin e Milanos të enjten në mbrëmje.

Të gjitha viktimat u dërguan në spital dhe një burrë fatkeqësisht ka ndërruar jetë, ndërkohë që Mari është goditur me thikë në shpinë.

Babai i qendërmbrojtësit ka konfirmuar për Cadena Cope, se të enjten në mbrëmje ka folur me djalin e tij, i cili u tha atyre se ishte mirë dhe i donte shumë ata.

“Këto kanë qenë orë shumë shqetësuese për ne. Ata filluan të më telefonojnë në orën 20:00 dhe zemra ime rrihte me shpejtësi”, ka thënë fillimisht babai i Marit.

Mari, i cili është i huazuar te Monza, ka kaluar natën në spital ku do të vazhdojë të jetë nën vëzhgimin nga mjekët dhe pritet t’i nënshtrohet një operacioni sot (e premte) për të zvogëluar dëmtimin e muskujve të shpinës.

“Pablo Mari ka një prerje mjaft të thellë në shpinë, por për fat të mirë nuk ka prekur asnjë organ vital si mushkëritë apo ndonjë gjë tjetër. Jeta e tij nuk është në rrezik, ai duhet të shërohet shpejt”, thuhet në deklaratën e Monzas.





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika