Rikthehet llogaria e Kanye West në Twitter pasi Elon Musk merr përsipër platformën

Këtë të premte iu është rikthyer llogaria e reperit amerikan, Kanye West në Twitter pasi njeriu më i pasur në botë Elon Musk ka blerë këtë platformë

Reperi amerikan, Kanye West





Një ditë pasi Elon Musk ka blerë platformën e medieve sociale, Twitter është rikthyer llogaria e reperit Kanye West në këtë platformë.

Reperi Kanye West është ndaluar nga Twitter në fillim të tetorit të këtij viti. Arsyeja e ndalimit të llogarisë është postimi i deklaratave antisemitike, duke përfshirë një postim në Twitter të postuar më tetë tetor ku thuhej se ai do të shkonte në ‘vdekje për HEBRENJËT’.

Postimi i reperit Kanye West mbetet i fshirë dhe llogaria e tij mbetet e hapur dhe funksionon përsëri, por ai ende nuk ka postuar që nga tetë tetori, transmeton “unilad”.

Mediat amerikane raportojnë se njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka përfunduar blerjen e Twitter prej 44 miliardë dollarësh (38.1 miliardë paund), të premten e 28 tetori. Krahas kësaj, raportohet që i njëjti të ketë shkarkuar drejtuesit kryesorë të Twitter-it pasi mori përsipër kompaninë.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika