Arrestohet 25-vjeçari i kërkuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Rasti është realizuar më 7 shtator 2026 nga zyrtarët policorë të Stacionit Veriu në Prishtinë.

Sipas Policisë, i arrestuari është F.B., 25-vjeç, i cili ishte në kërkim për këtë vepër penale dhe ndaj tij ishte shqiptuar dënimi prej një viti e nëntë muaj burgim.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, 25-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin e gjykatës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika