Arrestohen dy persona për mashtrim me bileta, morën 60 mijë euro për fluturimet që nuk u realizuan

Dy persona janë arrestuar të premten për mashtrimin që kanë kryer përgjatë periudhës 2021-2022, lidhur me bileta udhëtimi, udhëtime që nuk u realizuan

Ilustrim

Janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se ata kanë pranuar në xhirollogaritë e tyre mjete monetare në vlerë rreth gjashtëdhjetë mijë (60,000.00) euro, gjatë periudhës kohore 2021 -2022.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se të dyshuarit kishin pranuar paratë nga persona të ndryshëm, të cilët kanë rezervuar bileta të udhëtimit në relacionin Zvicër-Kosovë dhe anasjelltas, fluturime nuk janë realizuar.

“Në lidhje me rastin me 28.10.2022 janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se kanë pranuar në xhirollogaritë e tyre mjete monetare në vlerë rreth  gjashtëdhjetë mijë (60,000.00) € gjatë periudhës kohore 2021 -2022 nga persona të ndryshëm të cilët kanë rezervuar bileta të udhëtimit në relacionin Zvicër-Kosovë dhe anasjelltas, të cilat fluturime nuk janë realizuar.  Të dyshuarve u janë sekuestruar tridhjetë e pesë mijë (35,000.00) CHF të cilat i kishin në posedim në momentin e arrestimit të cilat dyshohet të jenë përfituar me vepër penale të ‘mashtrimit’”, thuhet në raport.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika