Zbatohet plani i identifikimit të viktimave të mundshme të trafikimit, inicohen 18 raste penale

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe Qendrën për Punë Sociale, ka zbatuar planin për identifikimin e fëmijëve lëmosh kërkues, si viktima të mundshme të trafikimit, që të tillë kanë rezoltuar të jenë 60 fëmijë, ndërsa Policia ka iniciuar 18 raste penale për “Keqtrajtim apo braktisje të fëmijës”

Fotoilustrim





Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj), ka hartuar dhe zbatuar planin operativ, me qëllim të identifikimit të fëmijëve lëmosh kërkues si viktima të mundshme të trafikimit.

Realizimi i planit ka zgjatur nga 24 deri më 28 tetor, që janë identifikuar afro 33 fëmijë lëmosh-kërkues, po ashtu edhe 27 lëmosh kërkues të rritur. Pra, numri i përgjithshëm i lëmosh-kërkuesve ka shkuar deri në 60 të tillë, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga ky plan ka arritur të inicojë 18 raste penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, ndaj 22 të dyshuarve.

Lëmosh kërkuesit ishin 21 shtetas të Kosovës, 12 shtetas të Shqipërisë, ndërsa prej të rriturve 16 janë nga Kosova dhe 11 nga Shqipëria.

Vlen të theksohet, se zbatimi i planit është shtrirë në gjithë territorin e vendit, që për realizimin e tij kanë qenë të përfshirë DHTQNj, njësi të ndryshme policore, prokuroria dhe Qendra për Punë Sociale.

Tutje, në njoftimin e Policisë është treguar se fëmijët lëmosh kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjarët e tyre dhe të pajisur me dokumente.

“Të gjithë fëmijët lëmosh kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre dhe të pajisur me dokumente. Në prani të punëtorit social, të gjithë fëmijëve u është plotësuar formulari me shënime dhe janë marrë në pyetje familjarët e tyre me qëllim të identifikimit të viktimave potenciale të trafikimit me njerëz”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.





Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika