Çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme

Krahasuar me të shtunën e 29 tetorit, të dielën çmimet e naftës dhe derivateve të tjera nuk kanë ndryshuar dhe kështu do të jenë në 48 orët e ardhshme

Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), i ka publikuar çmimet maksimale apo tavan të naftës dhe të derivateve të tjera, për të dielën e 30 tetorit.

Nga 1.73 euro për litër sa ishte çmimi i naftës të shtunën, edhe të dielën dhe të hënën do të vazhdojë të jetë i po i njëjti.

Ndërkaq, edhe benzina dhe gazi kanë mbetur me çmime të njëjta.

Çmimi i benzinës rezulton të jetë 1.41 euro për litër, ndërsa gazi 0.72 centë për litër.

MINT pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Çmimet e lartcekuara vlejnë për 48 orët e ardhshme, nga ora 10:00 e ditës së dielës së 23 tetorit.

Çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme 

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika