Shkon në 98 numri i të vdekurve nga stuhia në Filipine

Pas stuhisë së fundit që ka goditur Filipinet gjatë kësaj fundjave, presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr, do të inspektojë të gjitha dëmet e shkaktuara

Pamje nga stuhia në Filipine. Foto: BBC





I pari i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., ka vendosur të aterojë mbi vendet e përmbytura, për t’i inspektuar të gjitha dëmet pas stuhisë që ndodhi në Azinë Juglindore, ku 96 persona kanë mbetur te vdekur.

Dëmtimi i infrastrukturës nga përmbytjet është vlerësuar në afro 758 milionë pesos (rreth 13 milionë dollarë), gjersa humbjet në bujqësi janë vlerësuar më shumë se 435 milionë pesos.

Presidenti i Fillipineve, Marcos ka planifikuar kryerjen e inspektimeve ajrore të fshatrave të zhytur në ujë në provincën Cavite, raporton CNN.

Filipinet përballen mesatarisht me 20 tajfune në vit, të cilat shoqërohen me rrëshqitje të shpeshta dheu dhe përmbytje që fajësohen pjesërisht nga intensiteti në rritje i cikloneve tropikale.

Nga stuhia në Filipine raportohen 48 persona të vdekur dhe 22 tjerë të zhdukur





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika