Goditet për vdekje këmbësori në Gllogoc, arrestohet shoferi i veturës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë, shoferi i së cilës, është arrestuar

Policia e Kosovës-Ilustrim





Një person ka vdekur në komunën e Gllogocit, i cili u godit nga një veturë gjersa ishte duke ecur. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ky rast ka ndodhur nga pakujdesia, dhe se shoferi i automjetit është arrestuar.

Policia ka njoftuar se viktima nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e aksidentit, derisa kanë shtuar se me vendim të prokurorit, trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, mashkull kosovar. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, këmbësori ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës, për 24 orët e fundit, tregojnë se përveç rastit më lart, i cili ka përfunduar me fatalitet, janë regjistruar edhe 22 raste trafiku me të lënduar. Aksident trafiku me dëme materiale janë 33, kurse tiketa të shqiptuara për shkak të kundërvajtjeve në trafik janë, gjithsej, 1353.

Persona të arrestuar, sipas policisë, janë 29 , në mbajtje 16, kurse një person është në vuajtje të dënimit.





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika