Nagavci: Rikthehen në punë 32 serbë që paguheshin pa punuar

32 serbët që për vite me radhë janë paguar pa punuar, tashmë i janë rikthyer punës, ka njoftuar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci





Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se 32 serbët që për vite me radhë janë paguar pa punuar, tashmë i janë rikthyer punës.

Kështu ka bërë të ditur ministrja në Komisionin për mbikëqyrjen e Financave Publike, ku është shqyrtuar Raporti i Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MASHTI-t për vitin 2021.

“Në momentin që e kam marrë detyrën kam konstatuar që janë 32 zyrtarë serbë që nuk u dihet as kontakti. Që nga viti 2015 deri 2021 janë paguar pa asnjë analizë. Unë u kam kërkuar që të hiqen nga listat, pas kësaj këta janë lajmëruar dhe kanë thënë që është dashur t’u ofrohen kushtet për punë dhe se asnjëherë nuk janë kontaktuar nga askush”, është shprehur Nagavci.

Sipas ministres, dikasteri që udhëhiqet nga vetë ajo, po kryen punë të mirë.

“Si ministri jemi siguruar që t’u kërkojmë punë dhe llogari. Këta zyrtarë i kryejnë punët dhe japin llogari çdo muaj. Konsideroj që kemi bërë një punë shumë të mirë”, ka thënë Nagavci.

Këto deklarata ministrja i ka thënë pas kritikës së deputetes nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, lidhur me pagesën e këtyre zyrtarëve.

“Keni thënë se do t’i hiqni nga pagesat mësimdhënësit, e tani keni bërë marrëveshje. Po duket që tradita po vazhdon. Zyra Kombëtare thotë që pas dy muajsh janë paguar këta zyrtarë”.

Ndryshe, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është përplasur me deputeten e LVV-së, Mirlinda Sadiku.

Gjatë konfrontimit verbal, Qalaj e ka quajtur “papagall” deputeten Sadiku. Kjo ka bërë që të gjithë deputetët e LVV-së që ishin duke marrë pjesë në komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike ta lëshojnë sallën.

Qalaj më tej ka refuzuar t’i kërkojë falje, duke thënë se deputetja Sadiku nuk i ka dhënë hapësirë deputetëve të tjerë që ta marrin fjalën.

Puna e komisionit ka vazhduar pa deputetët e LVV-së, dhe pa ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.





Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika