Kërkohen zgjedhje në UP, Nagavci hedh përgjegjësinë tek universiteti

Disa studentë të Universitetit të Prishtinës kanë kërkuar zgjedhje të përgjithshme për strukturat e këtij institucioni, kërkesë të cilën e kanë drejtuar edhe në Ministri të Arsimit. E ministrja Arbërie Nagavci përgjegjësinë për këtë ia kaloi Universitetit, ani pse praktikat e të kaluarës e thonë të kundërtën

Foto ilustrim

Zyrtarit të Ministrisë së Arsimit ia lanë në dorë një kërkesë. Kjo kërkesë që u dorëzua nga disa organizata studentore ishte për ministren e këtij dikasteri, të cilës iu kërkua të shpallë zgjedhjet e përgjithshme në Universitetin e Prishtinës.

Sipas këtyre studentëve, kjo është mënyra e vetme për ta shpëtuar UP-në.

“Konsiderojmë që kjo përbërje e Këshillit Drejtues është e jashtë ligjshme por edhe nuk është e dëshirueshme për Universitetin dhe nuk përfaqëson Universitetin ashtu siç duhet. Arsyeja tjetër pse i jemi drejtuar ministres me këtë kërkesë dhe jo Këshillit Drejtues është se ne nuk e njohim atë Këshill Drejtues sepse është zgjedhur në mënyrë të jashtë ligjshme. Presim që ministrja të reflektojë dhe të shpallë zgjedhjet e përgjithshme si rruga e vetme që ka mbetur për shpëtimin e UP-së, nga politizimi dhe nga grupet e interesit”, ka deklaruar Festim Tasholli nga Unioni i Studentëve.

Por, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci që përveç mohimit për akuzat se ka pas ndërhyrje edhe përgjegjësinë për vendime ia hodhi Universitetit.

“Ajo është çështje e Universitetit dhe në kohën kur janë mbajtur zgjedhjet paraprake ne nuk kemi ndërhy në këtë proces dhe besoj që sapo të përmbyllet procesi i zgjedhjes së rektorit, Universiteti i merr vendimet në mënyrë autonome”, ka deklaruar Nagavci.

Por, ata që monitorojnë fushën e arsimit e thonë të kundërtën. Madje, marrin shembuj edhe nga vitet e kaluara.

“Zgjedhjet e përgjithshme mund të mbahen vetëm me vendim nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe kjo është dëshmu si praktikë edhe vite më parë ku në vitin 2013 një muaj para zgjedhjeve Ministria pati vendosur për zgjedhje të përgjithshme”, ka deklaruar Rinor Qehaj, ekspert i Arsimit.

Rektori i Universitetit të Prishtinës u shkarkua në muajin tetor me arsyetimin për mospunë por organizatat monitoruese kanë akuzuar Ministrinë e Arsimit për ndërhyrje në këtë proces.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika